Drejtoresha Zana Sarvan në mbledhjen e rregullt të grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013

Në komunës e Ulqinit
u mbajt takimi i rregullt i grupit kordinues për
përcjelljen e sezonës turistike 2013 ku morën pjesë
përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, Organizatës
turistike të Ulqinit, Policisë së Ulqinit,
përfaqësues të inspeksioneve republikane si dhe
përfaqësues të ndërmarrjeve publike të Ulqinit.
Në takimin e udhëhequr nga kryetari i komunës
z.Nazif Cungu u diskutua në terma konkret lidhur me
mbarvajtjen e komunikacionit në komunën e Ulqinit
gjatë këtij sezoni turisitk.
Sekretari i
sekretariatit për çeshtje komunale i informoi të
pranishmit që ka përfunduar procedura e tenderimit
për vendosjen e shenjave të komunikacioni ku bashkë
me shenja të tjerë informues do të vendosen gjatë
javës së ardhëshme. Ai poashtu informoi se është
duke u punuar edhe një projekt më detal lidhur me
shenjat rrugorë horizontal dhe vertikal për tërë
qytetin e Ulqinit.
Në takim drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit
i informoi të pranishmit për fillimin këtij sezoni
dhe numrin e turistëve në qytetin tone. Ai poashtu i
njoftoi ata se javen e ardhshme do të fillojnë punë
edhe qendrat informative të cilët do ti shërbejnë
qytetarëve dhe musafirëve që vizitojnë qytetin tonë.
Poashtu u diskutua lidhur me çështje të pastertisë
në qytet, furnizimit me ujë, si dhe për marrjen e
masave parandaluese nga zjarret e mundëshme.
.