Sarvan ne takim me përfaqësuesit e Elektroekonomisës së Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu u takua me përfaqësuesit e Elektroekonomisës së Malit të Zi, në mesin e të cilëve edhe me drejtorin e tërësisë funksionale të furnizimit EEMZ, Vlladimir Bojiçeviq. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike Komunale, Zana Sarvan si dhe përfaqësuesit e Ndërmarrjes publike për Ujësjellës dhe kanalizim, Nikolla Marnikoviq.

Takimi u organizuar me kërkesën e Elektroekonomisësë Malit të Zi e objektiv i tij ishte caktimi i dinamikës në bazë të të cilës Komuna e Ulqinit dhe këto dy ndërmarrje publike do të shlyejnë borxhet ndaj EEMZ.
Borxhi i Komunës së Ulqinit është 293.000,00 Euro dhe është i trashëguar nga periudha e mëhershme. Përfaqësuesit e Elektroekonomisë vlerësuan pozitivisht dinamikën e shlyerjes të të gjitha obligimeve mujore për vitin 2012.

Ata njëherazi u pajtuan që ka lëvizje pozitive sa i përket borxhit të mëhershëm dhe zvogëlimit të dukshëm të shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e Komunës së Ulqinit, megjithatë vlerësojnë si të domosdoshëm realizimin e marrëveshjes në bazë të të cilës Komuna e Ulqinit do të shlyente borxhin e saj të vjetër, pandërprere krahas faturave rrjedhëse dhe në një afat sa më të shkurtër.
Borxhi i ndërmarrjes publik Ujësjellës dhe kanalizim është rreth 70.000 Euro, ndërsa NP Komunale më i vogël.