Aksion “Ulqini qytet i pastër”

Drejtoria komunale e Inspeksionit të Ulqinit,në krye me znj.Zana Hollaj Sarvan ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave me moton Ulqini “Qytet i pastër”.

Inspeksioni komunal do të vazhdojë me kujdestari dhe do të bashkëpunojë me qytetarë, ndërsa për të papërgjegjshmit do të ndërmerr masa ligjore mjedisore.

Qëllimi i këtyre aksioneve është jo vetëm pastrimi i qytetit dhe i plazheve por dhe si sensibilizim dhe ndërgjegjësim i qytetarëve të Ulqinit për të mbajtur pastër ambintet ku jetojnë.

Aktorët e këtij aksioni jan Grupi i monitoringut nga Ulqini “MogUL” ,nga dy anëtarët principal Dritan Abazoviq dhe  Xhemal Peroviqi, Drejtoria e Shërbimeve komunale e Ulqini në krye me znj.Zana Hollaj Sarvan,kryetari i Levizjes Qytetare Perspektiva z.Amir Hollaj,OJQ Horizonti i ri në krye me Nazif Veliqin, si dhe aktorët tjerë  publik  të qytetit të Ulqinit.

Ky aksion i pastrimit u ndjek nga Televizioni publik te qytetit të Ulqinit TV Teuta

 

 

» Read More