Mirë se vini!

Të nderuar qytetarë, mirësevini në faqet e NP “Veprimtaritë komunale” – Ulqin

Me dëshirën që të njoftohemi sa më shumë dhe me qëllim që të vendosim bashkëpunim sa më të mirë rreth përmbushjes së synimeve tona të përbashkëta, Në hapësirën e veprimit tonë në Komunën e Ulqinit n6ë këto faqe Ju ofrojmë të gjitha informatat rreth shërbimeve tona, projekteve, të arriturave, materialeve edukative, rreth veprimeve me mbeturinat. Gjithashtu këtu do të përcillni të dhënat e sasisë së mbeturinave të mbledhura si dhe të dhënat për deponitë e egra në qytetin tonë.

 

Partneritet me qytetarët

Vizioni ynë është vendosja e partneritetit me të gjithë të interesuarit e grupeve shoqërore dhe individëve që me veprime të përbashkëta të zotërojmë me mbeturinat me qëllim të zvoglimit të sasisë, volumit dhe përmbajtjeve të rrezikshme.

 

Vetëm nuk mundemi

Një gjë është e sigurtë: NP “Veprimtaritë komunale” Ulqin nuk mund që të arrijë e vetme qëllimin parësor të saj për një qytet të pastër dhe bukur. Për këtë duhet ndihma juaj. Prandaj na ndihmoni neve duke ndihmuar dhe lehtësuar dhe jetën tuaj.

 

Të ngrisim kualitetin e jetës në qytetin tonë

Në këtë drejtim, ju bëjmë thirrje të nderuar bashkëqytetarë që bashkarisht, me sjelljet tona, të ngrisim kualitetin e jetës në qytetin tonë. Jemi të bindur që do t’ja arrijmë qëllimit sepse duke ruajtur natyrën do të kemi të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tonë.

 

Dërgo vërejtje, sygjerim apo edhe lëvdatë

Me qëlliim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative shumë me rëndësi janë vërejtjet e juaja, lëvdatat dhe sygjerimet që mund ti jepni përmes telefonave, e-mail apo SMS-it.
E-mail: info@npvk-ul.me