Fjala hyrëse e drejtorit

Të nderuar vizitorë të ueb faqes së Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale“ Ulqin,

Kam kënaqësinë të Ju përshëndes, me dëshirë që me kërkimin e ueb faqes tonë të merrni në tërësi informatat e kërkuara, si dhe të dhënat themelore për organizimin dhe punën e ndërmarrjes tonë.

Si një nga subjektet themelore për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës komunale të qytetit të Ulqinit, qytetit më jugor në Mal të Zi, misioni jonë themelor është që të përmirësojmë vazhdimisht proceset e punës, përmes veprimtarisë tonë, të ndikojmë pozitivisht në mjedisin jetësor dhe punues, me qëllim të kënaqjes së shfrytëzuesve tanë të shërbimeve, të t’punësuarve dhe komunitetit shoqëror në tërësi.

Ndërmarrjen Publike në periudhën e ardhshme e presin obligimet për rikonstruktimin në shoqëri ekonomike në pajtim me vendimet e themeluesit, Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dhe në këtë proces kemi vizionin themelor që si shoqëri ekonomike me përgjegjësi shoqërore, të jemi iniciues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë të zhvillimit ekonomik të qytetit të Ulqinit, të njohur për cilësinë e shërbimeve dhe dialogun e vazhdueshëm me rrethinën dhe të punësuarit, si fuqi lëvizëse tonën, me qëllim të përmirësimit të konsiderueshëm të veprimtarisë tonë.

Ne jetojmë dhe punojmë në ambientin kur e tërë shoqëria, qyteti jonë, pra edhe ndërmarrja jonë, po ndërton marrëdhëniet dhe strukturën e sektorit publik, në pajtim me legjislacionin pozitiv të shtetit të Malit të Zi, të harmonizuar me ligjet e BE-së, ndërsa aktivitetet tona i kryejmë në pajtim me normativët, që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të produktivitetit, ekonomisë, efikasitetit dhe kënaqësisë së përdoruesve tanë të shërbimeve.

Me angazhimin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm të veprimtarive komunale, me standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit jetësor, para nesh janë detyrat për organizimin cilësor dhe të qëndrueshëm të sistemit i cili në afatgjatë do të zgjidhte çështjet me interes vital për qytetarët dhe vizitorët e qytetit tonë.

Të dedikuar që të japim përkrahje maksimale ekonomisë turistike të qytetit, si degë ekonomike bazë në mjedisin tonë, jemi të angazhuar për realizimin e këtyre synimeve:

  • Racionalizimin e punës së përgjithshme dhe përgatitjen për hapjen e tregut të lirë të shërbimeve komunale në vendin tonë, si dhe përgatitjen për lojën e tregut në fushën e veprimtarive komunale.
  • Zbatimin e masave për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike të ndërmarrjes dhe rritjen e nivelit të likuiditetit rrjedhës si dhe të aftësisë paguese të ndërmarrjes.
  • Sigurimin e kushteve cilësore për jetë dhe punë të t’punësuarve.
  • Standardizimin e punës përmes zbatimit të sistemeve ndërkombëtare të menaxhimit, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mbrojtjes në punë.
  • Përmirësimin e pajisjeve teknike dhe të procesit teknologjik të punës në të gjithë segmentet e ndërmarrjes.
  • Ndërtimin e objekteve të infrastrukturës komunale në pajtim me planet e miratuara lokale të menaxhimit të mbeturinave komunale dhe atyre të parrezikshme ndërtimore.
  • Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të higjienës publike dhe të zoohigjienës
  • Harmonizimin e të gjithë akteve normative dhe të tjera të ndërmarrjes me normativët e shoqërive ekonomike me përgjegjësi të kufizuar.
  • Mirëmbajtjen e lidhshmërisë institucionale me ndërmarrjet tjera dhe shoqëritë ekonomike, asociacionet dhe shoqatat në vend, të cilët merren me çështjen e përmirësimit të veprimtarive komunale me interes publik për çdo qytetarë, mysafirë dhe vizitorë të qytetit tonë.
  • Qasjen pozitive ndaj dialogut me partnerët social në ndërmarrje, përmirësimin e qasjes si ekip në zgjidhjen e çështjeve vijuese dhe të hapura dhe rritjen e nivelit dhe cilësisë së punës së menaxhmentit në planifikimin dhe realizimin e qëllimeve të definuara me programin e punës së ndërmarrjes.
  • Komunikimin e drejtpërdrejtë me ofruesit e shërbimeve, rritjen e nivelit të transparencës së punës dhe përshtatjen e ndërmarrjes me kushtet e punës së tregut.
  • Mirëmbajtjen e marrëdhënieve cilësore në mes themeluesit dhe ndërmarrjes në të gjithë segmentet e punës përmes përmirësimit dhe krijimit të kushteve të mira për punë të ndërmarrjes, si dhe definimin e qëllimeve zhvillimore kualitative.

Duke marrë parasysh të lartpërmendurat, të gjithë të punësuarit, menaxhmenti dhe struktura udhëheqëse e ndërmarrjes, kanë synim parësor arritjen e synimeve strategjike të shtetit të Malit të Zi dhe të komunitetit tonë lokal, të koncentruar në përmirësimin e shërbimeve komunale, mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit jetësor për gjenerata e tanishme dhe të ardhshme të qytetarëve të Ulqinit.

Ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në ueb faqen tonë dhe Ju qëndrojmë në dispozicion që përmes info sistemit të ueb faqes të na shtroni pyetje, në të cilat do të përgjigjemi me kënaqësi.

 

Me respekt,

DREJTORI

Skender Kaleziqi