Ndërmarrja komunale publike Ulqin është formuar nga Drejtoria komunale e atëhershme, e cila ka kryer veprimtarinë e saj si degë e njësisë së administrates. Proceset integruese në ekonomi kanë përfshirë edhe Drejtorinë komunale të atëherëshme ashtuqë janë bashkuar me “Ujësjellësin” por emri ka mbetë pothuajse i njëjti. Organizata e posaformuar është regjistruar si Institucion në bazë të vendimit të Zyres për administrim tëpërgjithshëm të KK Ulqin nr. 02-1513/1 prej dates 26.03.1959 me vetfinancim me emërtimin “Udhëheqësia për veprimtaritë komunale dheujësjellës Ulqin”.
Fushëveprimi i Ndërmarrjes ka qenë: mirëmbajtja e rrugëve, udhëve, argjinaturës në Bunë, kanalizimit të qytetit, parqeve dhe gjelbërimit, varrezeve, plazheve, therrtoreve, pastrimit të qytetit, centralit elektrik në Katërkollë dhe mirëmbajtja e tregut në Ulqin dhe Katërkollë.
Më vonë me vendim të KK Ulqin është zgjeruar veprimtaria e Ndërmarrjes ashtuqë është marrë kryesisht me veprimtari ekonomike. Në bazë të vendimit të KK Ulqin të datës 30.10.1963 e regjistruar me nr. 01-4793/1, Drejtorisë për veprimtari komunale i është lejuar zgjerimi i veprimtarisë ashtuqë krahas veprimtarisë së deritashme ka mundur të kryej edhe punë ndërtimore në objekte të vogla të cilat kryesisht kanë shërbyer për qëllimekomunale.
Në vitin 1966 te Gjykata ekonomike e rrethit në Titograd në regjistrin e gjykatës me nr. US 48/66 të datës 06.04.1966 është regjistruar edhe “Reparti për udhëheqje e ndërtesave për banim“ në pronësi shoqërore derisa me vendimin e Gjykatës ekonomike tërrethit në Titograd në regjistrin e gjykatës me US nr.40/66 gjithashtu të datës 06.04.1966 është regjistruar si “Drejtoria për veprimtari komunale dhe ujësjellës Ulqin” e formuar nga ana e Këshillit popullor të KK Ulqin me vendimin nr. 01-1398/1 të datës 20.03.1966.
Me vendimin e Këshillit të bashkësisë punuese të Drejtorisë prej 26.02.1971 nr.01-53 ka ardhë deri te ndryshimi i statusit të ndërmarrjes kështuqë emri i ri i firmës ishte “Organizata për veprimtari komunale banesore dhe ujësjellës Ulqin” për këtë ndryshim KK Ulqin në mbledhjen prej datës 10.03.1971 jep pëlqimin për këtë ndryshim kurse vendimi është shënuar nën nr. 01-672 të datës 23.03.1971. Nën këtë emërtim ështëregjistruar te Gjyqi ekonomik i rrethit në Titograd në regjistrin gjyqësor Fi.Nr. 103/71.
Në vazhdimësinë e zhvillimit të organizatës saktësisht me 16.11.1973 është arritë marrëveshja për bashkimin e organizatës punuese OPB “Ujësjellësi dhe kanalizimi” OPB “Pastrimi dhe gjelbërimi”, OPB “Ndërtimtaria” dhe OPB “Shërbimet e përbashkëta”.
Në vazhdim në vitin 1976 ka ardhë deri te ndarja e OPB “Ndërtimtaria” nga ndërmarrja dhe bashkimi i së njëjtës OPN “Primorje” Ulqin në bazë të vendimit të datës 30.04.1976.
Në vitin 1986 saktësisht me 31.12.1986 në referendumin e punëtorëve të tëgjitha OPB-ve është aprovuar marrëveshja Vetëdrejtuese për ndryshimet në organizatë OP për Veprimtari komunaledheujësjellës Ulqin pa organizatat themelore, ashtuqë prej atëhere emri i ri është OP Për veprimtari komunale dhe ujësjellës me përgjigjësi të plota.
Në bazë të Ligjit për ndërmarrje dhe Vendimit për organizimin e Ndëmarrjes komunale publike Ulqin punëtorët e OP për Veprimtari komunale dhe ujësjellës Ulqin në Referendumin datë 10.11.1990 binë Statutin e Ndërmarrjes komunale publike Ulqin. KK Ulqin në mbledhjen e mbajtur me 21.12.1990 bijnë Vendim për dhënje të pëlqimit të Statutit të NKP Ulqin vendimi nr. 01-3278/8 të datës 27.12.1990. Kështuqë kjo ndërmarrje si ndërmarrje publike regjistrohet në regjistrin gjyqësor pranë Gjyqit ekonomik në Titograd me 18.02.1991 me nr.Fi.130/91.
Veprimtaria e ndërmarrjes ka qenë: prodhimi, shpërndarja, shitja e ujit, largimi i ujërave të zeza, mirëmbajtja, rregullimi dhe ndërtimi i objekteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, mirëmbajtja e pastrimit publik, deponimi dhe mbledhja e mbeturinave, mirëmbajtja e varrezave, hapësirave të gjelbërta, tregut, plazheve, parkingjeve dhe ofrimin e shërbimeve të servisit, transportit, të varrimit, shitja e materialit për mbjellje dhe paisjeve tjera. Ndërmarrja punëson rreth 160 punëtorë prej të cilëve më së shumti ka pasë punëtorë të pakualifikuar dhe të kualifikuar.
Me këtë emërtim, organizimi i punës dhe kryerja e veprimtarive të njëjta ka vazhduar deri në ndarjen e NKP Ulqin në dy Ndërmarrje publike dhe atë në NP “Ujësjellës dhe kanalizime” dhe NP “Veprimtaritë komunale” Ulqin dhe regjistrimi i të njëjtave në regjistrin themelor të Gjykatës ekonomike në Podgoricë.