Historiku i ndërmarrjes
Fushëveprimi i Ndërmarrjes
ka qenë: mirëmbajtja e rrugëve, udhëve, argjinaturës
në Bunë, kanalizimit të qytetit, parqeve dhe
gjelbërimit, varrezeve, plazheve, therrtoreve,
pastrimit të qytetit, centralit elektrik në
Katërkollë dhe mirëmbajtja e tregut në Ulqin dhe
Katërkollë.
Më vonë me vendim të KK
Ulqin është zgjeruar veprimtaria e Ndërmarrjes
ashtuqë është marrë kryesisht me veprimtari
ekonomike. Në bazë të vendimit të KK Ulqin të datës
30.10.1963 e regjistruar me nr. 01-4793/1,
Drejtorisë për veprimtari komunale i është lejuar
zgjerimi i veprimtarisë ashtuqë krahas veprimtarisë
së deritashme ka mundur të kryej edhe punë
ndërtimore në objekte të vogla të cilat kryesisht
kanë shërbyer për qëllimekomunale.
Në vitin 1966 te Gjykata
ekonomike e rrethit në Titograd në regjistrin e
gjykatës me nr. US 48/66 të datës 06.04.1966 është
regjistruar edhe “Reparti për udhëheqje e ndërtesave
për banim“ në pronësi shoqërore derisa me vendimin
e Gjykatës ekonomike tërrethit në Titograd në
regjistrin e gjykatës me US nr.40/66 gjithashtu të
datës 06.04.1966 është regjistruar si “Drejtoria për
veprimtari komunale dhe ujësjellës Ulqin” e formuar
nga ana e Këshillit popullor të KK Ulqin me vendimin
nr. 01-1398/1 të datës 20.03.1966.
Me vendimin e Këshillit të
bashkësisë punuese të Drejtorisë prej 26.02.1971
nr.01-53 ka ardhë deri te ndryshimi i statusit të
ndërmarrjes kështuqë emri i ri i firmës ishte “Organizata
për veprimtari komunale banesore dhe ujësjellës
Ulqin” për këtë ndryshim KK Ulqin në mbledhjen prej
datës 10.03.1971 jep pëlqimin për këtë ndryshim
kurse vendimi është shënuar nën nr. 01-672 të datës
23.03.1971. Nën këtë emërtim ështëregjistruar te
Gjyqi ekonomik i rrethit në Titograd në regjistrin
gjyqësor Fi.Nr. 103/71.
Në vazhdimësinë e zhvillimit
të organizatës saktësisht me 16.11.1973 është arritë
marrëveshja për bashkimin e organizatës punuese OPB
“Ujësjellësi dhe kanalizimi” OPB “Pastrimi dhe
gjelbërimi”, OPB “Ndërtimtaria” dhe OPB “Shërbimet e
përbashkëta”.
Në
vazhdim në vitin 1976 ka ardhë deri te ndarja e OPB
“Ndërtimtaria” nga ndërmarrja dhe bashkimi i së
njëjtës OPN “Primorje” Ulqin në bazë të vendimit të
datës 30.04.1976.
Në vitin 1986 saktësisht me
31.12.1986 në referendumin e punëtorëve të tëgjitha
OPB-ve është aprovuar marrëveshja Vetëdrejtuese për
ndryshimet në organizatë OP për Veprimtari
komunaledheujësjellës Ulqin pa organizatat themelore,
ashtuqë prej atëhere emri i ri është OP Për
veprimtari komunale dhe ujësjellës me përgjigjësi të
plota.
Në bazë të Ligjit për
ndërmarrje dhe Vendimit për organizimin e Ndëmarrjes
komunale publike Ulqin punëtorët e OP për Veprimtari
komunale dhe ujësjellës Ulqin në Referendumin datë
10.11.1990 binë Statutin e Ndërmarrjes komunale
publike Ulqin. KK Ulqin në mbledhjen e mbajtur me
21.12.1990 bijnë Vendim për dhënje të pëlqimit të
Statutit të NKP Ulqin vendimi nr. 01-3278/8 të datës
27.12.1990. Kështuqë kjo ndërmarrje si ndërmarrje
publike regjistrohet në regjistrin gjyqësor pranë
Gjyqit ekonomik në Titograd me 18.02.1991 me
nr.Fi.130/91.
Veprimtaria e ndërmarrjes
ka qenë: prodhimi, shpërndarja, shitja e ujit,
largimi i ujërave të zeza, mirëmbajtja, rregullimi
dhe ndërtimi i objekteve të ujësjellësit dhe
kanalizimit, mirëmbajtja e pastrimit publik,
deponimi dhe mbledhja e mbeturinave, mirëmbajtja e
varrezave, hapësirave të gjelbërta, tregut, plazheve,
parkingjeve dhe ofrimin e shërbimeve të servisit,
transportit, të varrimit, shitja e materialit për
mbjellje dhe paisjeve tjera. Ndërmarrja punëson
rreth 160 punëtorë prej të cilëve më së shumti ka
pasë punëtorë të pakualifikuar dhe të kualifikuar.
Me këtë emërtim,
organizimi i punës dhe kryerja e veprimtarive
të njëjta ka vazhduar deri në ndarjen e NKP Ulqin në
dy Ndërmarrje publike dhe atë në NP “Ujësjellës dhe
kanalizime” dhe NP “Veprimtaritë komunale” Ulqin dhe
regjistrimi i të njëjtave në regjistrin themelor të
Gjykatës ekonomike në Podgoricë.